Rezidenca Scanderbeg, Myslym Shyri, Tirane | KASO shpk | 2020
Rezidenca Scanderbeg - Rruga Reshit Collaku

Rreth projektit
Objekti përbëhet nga 4 kate nëntoke, ku 3 nga të cilët do të perdoren për parking. Kati -1 dhe kati përdhe do të shfrytëzohen për ambjente tregtare. Kati i parë mbitokë do të përdoret për zyra dhe nga kati i dytë deri në katin e dymbëdhjetë do të përdoret për ambjente banimi. Në objekt aplikohen standartet më të larta të inovacionit në ndërtim. Fasada e objektit është projektuat si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllakë qeramike HT (high teck). Dritaret janë me vetratë termike me kasë alumini, xham tripleks dhe grilë me mbushje me gas argon që mundëson izolim termik dhe akustik. Aplikimi i sistemit të ngrohjes me chiller mundëson rritjen e eficencës energjitike të ndërtesës.
Gjithashtu në këtë objekt aplikohen normativat më të fundit evropiane për sistemet e mbrojtjes kundra zjarrit. Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe me mure tulle. Soletat e kateve ndërtohen me soletë monolite betoni të armuar. Për ndërtimin e objektit përdoren betone të markave më të larta, specifikisht M370 për soletat dhe M450, M500 për kolonat.
Shtresat e dyshemeve të ndërkateve janë të paisura me membranë zë-izoluese që ndalon zhurmat në ndarjet ndërmjet apartamenteve. Shtresat e taracës ndërtohen me shtresë hidroizolimi, shtresë termoizolimi dhe shtresë avullizuese. Në sipërfaqen e lire në perëndim të objektit zhvillohet një hapsirë rekreacioni me sipërfaqe të gjelbërta dhe stola në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe mirëqënjes tek banorët. Stolat prej betoni të pozicionuara sipër kollonave të ajrimit mundësojnë ajrimin e kateve të nentokës. Në qendër të kesaj hapësire është ndërtuar një atrium në formë rrethore më diametër 5.75 m që mundëson edhe ndricimin natyral të kateve të nëntokës.
Me shume projekte ne Shqiperi
Godine Banimi 2 dhe 3 kat, me 1 dhe 2 kat pjeserisht nen toke, Unaza Lindore, Prane TEG
Strukture banimi dhe sherbime me 1, 8, 9, 33 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, Rruga Xhanfize Keko
Kompleks me godina banimi 2 dhe 3 kat, me 1 kat nentoke dhe mur rrethues, ne rrugen Pranvera Jata, Farke
Dy godina banimi dhe sherbimi ne rrugen Dhimiter Frengu dhe Anesti Lubonja
Godine banimi dhe sherbimi 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 kate, me 2 kate parkim nentoke, Fusha e Aviacionit
Objekt me funksion tregtie dhe sherbime 7-8 kate mbi toke dhe 2 kate nentoke, me vendndodhje ne rrugen Jordan Misja, Tirane
Rose Residence ne rrugen Emin Duraku, Tirane
Strukture banimi, sherbimi dhe funksione te perziera me vendodhje prane rruges Sulejman Delvina, Tirane
Godine banimi dhe sherbimi 1,5,6,7,8,9 dhe 10 kat me 3 kat parkim nentoke ne rrugen 5 Maji